
Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar 3 persona të cilët ndërmjetësonin te pedagogët për nota kaluese në shkëmbim të parave.
Të arrestuarit janë 46-vjeçari Skënder Stafa, 49-vjeçari Qamil Murataj dhe 50-vjeçari Medi Hana.
Nga Specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar u finalizua Operacioni Policor “Sezoni“, pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme.
Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.
Ndalimi i tyre u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.
Për arsye hetimi, policia nuk bën të ditur detaje të tjera, pasi vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Top Channel