Kanadaja është zyrtarisht tregu i dytë në botë, pas Uruguajit, që legalizon zotërimin dhe përdorimin e kanabisit rekreativ.
Tregu kombëtar i marijuanës u çel mesnatën e së mërkurës, mes pyetjeve që vazhdojnë të ngrihen mbi ndikimin që do të ketë te shëndeti, ligji dhe siguria publike.
Provincat kanadeze dhe komunat janë përgatitur prej muajsh të tërë për fundin e prohibicionit të kanabisit. Mbi to rëndon detyra e kujdesit për detajet se ku mund të shitet, e ku mund të konsumohet lënda narkotike, brenda juridiksionit të tyre.
Kjo ka krijuar një “puzzle” legjislacioni në mbarë vendin, sepse janë territoret ato që e rregullojnë vet kornizën e shitjes dhe përdorimit të marijuanës.
Mbeten ende disa pyetje pa përgjigje mbi çështje kyçe që rrethojnë mënyrën sesi do të funksionojë legalizimi i kësaj lënde nartotike në Kanada.
Disa analistë parashikojnë ndërkohë se do të ketë një mungesë të marijuanës rekreative në vitin e parë të ligjërimit, sepse prodhimi dhe licencimi mund të mos i bëjnë dot ballë kërkesës, ndërsa tregu nga ana tjetër është ende në fillesat e tij.
Dyqanet në Neëfoundland u hapën sapo akrepat e orës shënuan 00 të mesnatës, duke ligjëruar kështu shitjet e para të kanabisit në vend. Edhe pse Portugalia dhe Holanda e kanë dekriminalizuar me kohë marijuanën, Uruguaji ishte praktikisht vendi i parë në botë që e legalizoi përdorimin rekreativ të saj.
Top Channel