“Bëjeni jashtë, do të më fusni në telashe”. Burime pranë çështjes së bujshme të gazetarit të zhdukur saudit pretendojnë se këto janë fjalët e shqiptuara prej konsullit Mohammed al-Otaibi ndërsa Jamal Khashoggi, agjentët i prisnin gishtat një e nga një.

Njeri prej tre burimeve pretendon se misioni që rezultoi me vdekjen e reporterit kritik të regjimit ishte organizuar nga një oficer i nivelit të lartë në Bashkëpunim me Presidencën e Përgjithshme të Inteligjencës, shërbimi i fshehtë qendror i Arabisë Saudite.

Oficeri në fjale thuhet të jetë person që i përket rrethit të ngushtë të princit të kurorës Mohammed bin Salman. Mbetet e paqarte për momentin nëse ka qenë vetë princi, udhëheqësi de facto i vendit, ai qe ka autorizuar marrjen ne pyetje, rrëmbimin apo vrasjen e 60-vjeçarit.

Një burim i dytë pretendon se pikërisht ky oficer ishte personi që mblodhi ekipin dhe e dërgoi të zgjidhte çështjen e Khashoggi nën dyshimin se ai kishte lidhje me rivalin e madh të mbretërisë, Katarin.

Deri më sot, nuk ka pasur ndonjëherë prova bindëse të një lidhjeje të tillë. Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi të mos ketë një fajësim të nxituar të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit.

Çështja e Khashoggi çoi në Rijad sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, me insistimin e një hetimi të plotë mbi ngjarjen. Kryediplomati amerikan ka mbërritur sakaq në Turqi, i bindur ta ndjeke çështjen e reporterit të zhdukur që kërcënon ta vendosë Amerikën në kurs përplasjeje me aleaten e saj te vjetër, Arabinë Saudite.

Top Channel