![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
Sezonin e kaluar debutoi në Serinë A me Cagliarin, ndërsa këtë vit, Nicolo Barella po shkëlqen me skuadrën sarde dhe ka arritur të fitojë edhe një vend në kombëtaren italiane.
Ndonëse është vetëm 21 vjeç, mesfushori ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve italiane e europiane, ndërsa Interi është skuadra më e avantazhuar për të marrë shërbimet e tij.
Zikaltrit e tentuan Barellën edhe në verë, por në fund vendosën të presin e të monitorojnë akoma procesin e rritjes sportive të tij, ndërsa tashmë janë angazhuar maksimalisht.
Kështu Piero Ausilio po shfrytëzon maksimalisht miqësinë që ka me Alessandro Beltramin, menaxherin e futbollistit, por njëkohësisht edhe të belgut Radja Nainggolan.
Interi ka në plan të ofrojë rreth 45 milionë euro për kartonin e djaloshit sard, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe ndonjë futbollist i ri, ëpr ët bindur drejtuesit e Cagliarit.
Synimi i zikaltërve është që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen, për të shmangur rritjen eventuale të çmimit me kalimin e muajve, dhe më pas të lënë lojtarin deri në qershor te Cagliari.
Top Channel