“Babalja” nuk ka mbetur vetëm në kuadrin e një çështje që ka trazuar politikën në Tiranë, por ka hapur një precedent edhe me Prishtinën zyrtare, pasi Albert Veliu aktualisht është azilant në Kosovë.

E teksa mbrëmë ai i qëndroi “stoik” të vërtetës së tij, duke thënë për “Open” se zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafajt dhe jo i Fredi Alizotit, për Babalen ka folur sot edhe kryeministri kosovar Ramush Hardinaj.

Në një ligjëratë të mbajtur në UET, Haradinaj është pyetur për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të “Babales”, duke theksuar se duhen kaluar të gjitha etapat ligjore për të parë nëse ekstradimi është i mundshëm.

“Nuk e kam ndjekur shumë temën në fjalë. Ne bëjmë kujdes kur bie fjala tek ndarja e pushteteve. Pushtetet tona janë bukur të ndara. Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet”, tha Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA