Vitrina e Librit/ Requiem për Fatos Arapin: Flasin studiues, shkrimtarë dhe poetë

15/10/2018 14:53

‘Atdheu’- kush nuk do t’i njihte këto vargjet të poezisë së F. Arapit, me të cilat janë rritur breza të tërë nxënësish e studentësh. Ikja e ‘Dritës’ dje, drejt ‘Dritës’, siç do të shkruante Visar Zhiti, për shuarjen e tij, mi sollën ato menjëherë në kujtesë. Fatos Arapi, djalë i Toli Arapit, një prej personaliteteve të Vlorës dhe Shqipërisë, thoshte shpesh se kur njeriu flet për Atdheun, duhet ta ndjejë. Sepse ‘Atdheu’ të kupton kur flet.

“Poezia e Fatos Arapit vezullon,- shkruan diku Visar Zhiti, në një letër dërguar djalit të tij, – asaj i mjafton vetvetja, është tempull buzë detit në muzg. Dhe ne, koha, por edhe ata që do të vijnë, kanë nevojë për të, se gjejnë jetë të vetvetes, nga ajo që është brenda njeriut më shumë se sa jashtë tij.

Është përcaktuar si një prej poetëve më të talentuar të brezit të tij. Dallueshëm për poezinë e mbushur gjithë shpirt, kaltërsi dhe dhembje.

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi
E mban – dhe të mban ty në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ka ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend…
Atdheu është varr i hapur, është varr.

Një jetë drejt tij shkon me besë që lind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrare.
Në një pike loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

Fatos Arapi veçohet si një poet i paindoktrinuar. Liria e qenies vetjake dhe e bashkësisë është motivi kryesor i tij. Liria ime, thoshte poeti, është si jam vetë. Shëmbëlltyra e saj e personifikuar është shëmbëlltyra e njeriut të qëndrueshëm në shoqërinë totalitare.

E ndërtuar pjesërisht nën censurë, vepra e tij disa herë ka qenë ndaluar për shkak të tragjizmit në mungesën e plotë të lirisë në botën shqiptare si dhe në historinë e njerëzimit. Atdheu, heronjtë, liria, dashuria, ideali, koha në rrjedhën e vet, shkruante ai janë tragjike.

Fatos Arapi i ka kënduar edhe erosit, në një periudhë ku prej botëkuptimit shoqërizues nënvleftësohej, duke e quajtur një ndjenjë thjesht vetjake që nuk premtonte art të madh.

Poeti më modern i Shqipërisë së shekullit XX-të dhe prozatori i shkëlqyer i novelës “Cipa e Dëborës”, ishte ndër ato personalitete të mëdha të këtij vendi që luftoi për të vërtetën kur ajo ishte e rrezikuar nga diktatura dhe u mbrojt nga gënjeshtrat në kohën e lirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA