Në Irak uji i ndotur ka helmuar rreth 111 000 persona. Kështu ka deklaruar i dërguari i OKB-së në këtë vend, Mehdi Tamimi.

Tamimi i bëri thirrje qeverisë dhe autoriteteve lokale në Basra që të ndërmarrin veprime urgjente për rregullimin e problemit.

Në gusht, më shumë se 17 000 u shtruan në spital për shkak të ujit me probleme që shpërndahej nga rrjeti publik.

Protesta masive shpërthyen në Basra në korrik dhe gjetja e një zgjidhje për krizën e ujit ishte një nga kërkesat e protestuesve.

Top Channel