Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos, zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri, më 16-17 tetor.

Vizita shtetërore e Princit të Monakos në Tiranë, me ftesë të Presidentit, Ilir Meta.

Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive.

Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije gjithashtu se gjatë vizitës së Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve.

Do të nënshkruhet edhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA