Presidenti Ilir Meta, jo pak herë, ndër merr udhëtime turistike brenda territorit të Shqipërisë, e pas lundrimeve me kanoe në kanionet e Osumit, ai ka hedhur sytë drejt Alpeve shqiptare.
Prej disa ditësh ai vizituar rrethin e Tropojës, e si një turist i mirëfilltë ka ndërmarrë edhe udhëtime në zonat e mrekullueshme që ofron kjo zonë.
Së fundmi, ai ka shkuar në Curraj të Epërm, ku u është bashkuar vizitorëve të tjerë për të shijuar pamjen fantastike të bukurisë magjepsëse të zonës.
“Të dashur miq, ju përshëndes dhe ju uroj një javë të mbarë me këto pamje fantastike të bukurive magjepsëse të Curraj i Epërm, perlës së jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare!”, shkruan ai në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një video që vërteton fjalët e tij.
Top Channel