Me anë të një njoftimi për mediat, Policia Rrugore ka bërë të ditur masat e marra në një javë në kryeqytet ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.
Policia bën të ditur se vetëm në një javë janë vënë në pranga 27 persona, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.
Ndërkohë, bëhet e ditur gjithashtu se janë pezulluar edhe 124 leje drejtimi, nga të cilat 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 33 për shkelje të tjera.
Masa të tjera më të lehta:
• 570 masa për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal.
• Janë vendosur 346 masa për përdorim celulari.
• Janë vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre.
• Janë ndaluar administrativisht 85 mjete, për detyrime të pashlyera.
• Si dhe janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• Janë kontrolluar 63 mjete Autoshkolla, nga të cilat janë ndëshkuar 4 prej tyre për mangësi në dokumentacionin përkatës.
Top Channel