Në intervistën e dhënë për emisionin “Open” të Eni Vasilit, Albert Veliu flet për lidhjet e tij me politikën dhe politikanë të ndryshëm.

Ai mohon të ketë pasur njohje të mëparshme me eksponentë të Partisë Demokratike, ndërsa thekson se është pjesë e PDIU-së, pasi është çam me origjinë.

Gjithashtu Babalja tregoi se nuk ka frikë as nga vdekja, ndërsa pranoi se shqetësimi i vetëm është rreziku që i kanoset familjarëve të tij.

Eni Vasili: Zoti Veliu, a iu kanë premtuar para nga Partia Demokratike.

Albert Veliu: As nuk kam fare lidhje me Partine Demokratike, as me Partinë Socialiste. Kam lidhje me partinë Çame. Unë jam Çam.

Eni Vasili: A ju ka premtuar para PD për përgjimin?

Albert Veliu: As nuk kam fare lidhje me këto lloj gjërash dhe as nuk i njoh.

Eni Vasili: A jeni takuar me eksponentë apo deputetë të Partisë Demokratike?

Albert Veliu: Unë jam takuar atë natë që kam dhënë intervistë me sekretarin e tij andej matanë.

Eni Vasili: Më përpara, jeni takuar me eksponentë të PD, ndërkohë që përgatiteshit për përgjimin?

Albert Veliu: Vetëm një herë kanë ardhur aty tek kafeneja 2,3 veta. Unë nuk e di se çfarë kanë qenë, se nuk i njoh as me emra se nuk merrem me politikë.

Eni Vasili: Tek cila kafene?

Albert Veliu: Te kafaneja e PD. Se aty u bazova që çova materialin.

Eni Vasili: Si je njohur me Salianjin, në çfarë rrethanash je njohur me deputetin?

Albert Veliu: Unë me Salianjin nuk kam fare lidhje. Këto janë të gjitha gënjeshtra. Unë vetëm sa i kam dorëzuar diçka Olldashit. Olldashi atë natë më ka prezantuar me Salianjin që dhashë intervistën, kaq kam unë, nuk kam gjë me Salianjin.

Eni Vasili: Pra, ta ka prezantuar Olldashi me Salianjin. Ti e ke takuar Salianjin apo jo?

Albert Veliu: Po, atë ditë që mora intervistën. Edhe një herë, ishim ulur për kafe, që iu thashë ishin tre deputetë.

Eni Vasili: Më pas apo më përpara?

Albert Veliu: Më përpara se të jepja intervistën. Të thashë, në kafene që ishin tre deputetë. Të mos i ngatërrojmë gjërat.

Eni Vasili: Çfarë bisedash ke bërë me Salianjin.

Albert Veliu: Asnjë lloj gjëjë, të thashë. Kam këtë lloj gjëje që kam bërë dhe dua të jap edhe intervistën për garancinë e jetës time, se nuk i dihet. Doli ajo në audiopërgjim, jepej ajo në televizion. Ajo qe një tablo që më pengonte mua jetën, si më ndodhi në Kukës.

Eni Vasili: Pra, e ke takuar një herë në kafe, pastaj në PD? Pastaj të kujtohej kjo gjë?

Albert Veliu: Që dhashë intervistën, të thashë. Dhashë intervistën dhe ika. Nuk kam lidhje me asnjë te PD, dhe as nuk i njoh. Dhe Salianjin nuk e njoha, çfarë e kam parë në televizion tani.

Eni Vasili: Salianji thotë e kam takuar vetëm tek holli, nuk kam pirë ndonjëherë kafe me të.

Albert Veliu: Më dha dorën, nuk thashë se kemi pirë kafe. Tek kafeneja e PD, nuk thashë që pimë kafe. Ishin 3 deputetë që më dhanë dorën, deputetët a qytetarë nuk e di çfarë ishin.

Eni Vasili: A ju ka premtuar Salianji 200 mijë euro për materialin?

Albert Veliu: As që bëhet llaf, të gjitha janë gënjeshtra moj motër. Të gjitha janë gënjeshtra, janë shpifje të gjitha.

Eni Vasili: A u shtytë nga dëshira për të marrë këto para, apo azil jashtë vendit që bëtë këtë audiopërgjim?

Albert Veliu: Dëgjo motra ime. Unë jam shtyrë nga një gjë që mua zotëria x, më la në burg, nuk më dha një ndihmë, më la fëmijet rrugëve. Unë nuk kam asnjë gjë pune politike, pastaj si e kanë kthyer këta shoë politik është punë e tyre. Po mua më kanë futur mish për top në këtë lloj gjëje.

Eni Vasili: Ju i keni dhënë një intervistë gazetarit Jetmir Olldashi që u publikua nga Partia Demokratike në datën 17 maj të këtij viti, në orën 3 të mëngjesit. E keni shpjeguar këtë çështje?

Albert Veliu: Po, të gjithë ngjarjen.

Eni Vasili: Dua t’u pyes edhe për disa detaje që janë ende të paqarta nga ajo intervistë. A ishit ju që donit të përgjonit Agron Xhafajn apo erdhi dikush tjetër tek ju dhe kërkoi që ta bënit regjistrimin?

Albert Veliu: Isha unë.

Eni Vasili: Pra ka qenë iniciativa…

Albert Veliu: E imja, personale. Për ato që më bëri. Që më la kaq vite në burg.

Eni Vasili: Kush ishte personi i parë që kontaktuat para se të bënit përgjimin. Kujt i kërkuat ndihmë?

Albert Veliu: Sekretarit të PD.

Eni Vasili: Po flas për përgjimin, jo intervistën.

Albert Veliu: Po për përgjimin, te PD.

Eni Vasili: Kujt i kërkuat ndihmë?

Albert Veliu: Zyrtarit të PD, rojës poshtë.

Eni Vasili: Çfarë iu tha?

Albert Veliu: Kshu kshu janë gjërat. Dua një njeri që të më garantojë jetën time dhe t’u jap e dhe unë provat e mira. Dhe bile nuk janë publikuar të gjitha videot nga SHIK-u, do i marrësh vesh edhe ato.
Eni Vasili: Do iu pyes edhe për ato. Edhe një herë. Kush ishte personi i parë që kontaktuat përpara se ta bënit përgjimin.

Albert Veliu: Ka qenë një djalë i vogël.

Eni Vasili: Përpara kur nuk e kishit akoma.

Albert Veliu: Ka qenë një çun i vogël tek PD, nuk ia di emrin.

Eni Vasili: Po si i the, kam ndërmend të bëj një përgjim?

Albert Veliu: Po vajta tek roja poshtë, i thashë kështu-kështu është muhabeti. Po, tha ai, të flas me dikë. Ka ardhur dikushi, edhe nuk ia di emrin. Është një i SHIK-ut. U organizua ky me një djalë tjetër, me një çun tjetër, bile nga Vlora u tremb ai se njihte atë që bën çoban në fshatrat e Vlorës. Se ti i ke parë historitë.

Eni Vasili: Pra Olldashin ta ka prezantuar ky djali i Partisë Demokratike duke të thënë që është i…

Albert Veliu: SHIK-ut. Jo, ai më tha që jam i SHIK-ut, nuk më tha ky i Partisë Demokratike, ai më tha që jam i SHIK-ut.

Eni Vasili: Olldashi është prezantuar vetë. Keni kërkuar ndihmë nga SHIK-u nëpërmjet Olldashit, apo vetëm me Olldashin keni patur kontakt?

Albert Veliu: Unë kam patur kontakt me Olldashin, kam marrë ato punët që kam dalë dhe me Olldashin në makinë, kemi vajtur dhe në fshatra. Dhe ti i di shumë mirë, i ke parë dhe janë shumë gjëra të tjera që nuk i ka shprehur prokuroria që ka videot. Janë fakte ku do bëhej zbarkimi dhe ku do bëheshin të gjitha.

Eni Vasili: SHISH pretendon se ju keni trokitur në zyrat e tyre në Tiranë duke thënë se keni informacion për trafikun e drogës në Vlorë. Keni vajtur në SHISH pra?

Albert Veliu: Po kam vajtur. Po dhe më morën me makinë, më dhanë edhe aparaturat, dhe u kam treguar të gjitha vendet, zetorin, gomonen ku do bëhej zbarkimi. Atë ditë u mbyt Vlora, ra shi. Atë ditë është përmbytur Vlora, nesër do bëhet rruga. Nëse e ke dëgjuar edhe në audiopërgjim..

Eni Vasili: Po, po, e kam dëgjuar.

Albert Veliu: Atë ditë u mbyt Vlora që do bëja rrugën dhe kisha futur një çip në çantë. Kam blerë bar të thjeshtë. Se unë kam hequr dorë, kam bërë dënimin dhe nuk merrem më me këtë pune. Thjesht për ta zhveshur se çfarë njerëz janë, thjesht për ta zhveshur si njeri. Për atë që më bëri i ktheva reston.

Eni Vasili: Tani në SHISH ke vajtur dhe ke takuar, kë në SHISH?

Albert Veliu: Ka ardhur ai i madhi i SHISH që më solli 2 punëtorët e tij dhe kemi fotografuar të gjitha zonat, që i kanë, nuk e di nësë i ka zbardhur prokuroria.

Eni Vasili: Për çfarë vajtët atje? Cili ishte qëllimi i vajtjes në SHISH?

Albert Veliu: Që t’u tregoja gjithë rrjedhën e punës, ku do shkonte ngarkesa, ku do bëheshin të gjitha.

Eni Vasili: Pra e ke thënë këtë gjë para se të bëjë audiopërgjimin?

Albert Veliu: Jo jo, kjo ndodhi më pas. Audiopërgjimin e parë e kisha bërë unë, këtë e kam dhënë më pas, ku kemi fotografuar të gjitha vendet.

Eni Vasili: Ku kishit bëre audiopërgjimin?

Albert Veliu: Po, edhe u tregova vendin e punës, ku do bëhej ngarkesa e mallit. Unë kisha marrë bar fallso, kisha blerë barishte lope, i kisha paketuar dhe i kisha futur edhe çip brenda në paketim. Që ta gjente policia më thjesht.

Eni Vasili: Çfarë ndodhi më pas me SHISH?

Albert Veliu: Asnjë gjë, u lanë 3 muaj në gjendje arrest.

Eni Vasili: Nuk ke pasur më kontakt, pasi i ke treguar nuk ke pasur me kontakt?

Albert Veliu: Jo asnjë kontakt, fare kontakt. Dhe mendova kështu, se këta janë…

Eni Vasili: Po mjetet e përgjimit kush t’i dha?

Albert Veliu: Mjetet e përgjimit mi dha Olldashi edhe SHIK-u më pas. Mi ka dhënë SHIK-u dhe Olldashi. Fillimisht më ka dhënë Olldashi 2 stilolapse, njëra nuk dëgjohej mirë, njëra doli mirë më duket, ne televizion i kam dëgjuar këto. Kurse herën e dytë ka qenë SHIK-u me atë çelësin e audit që është realizuar e gjithë muhabeti, që jam ulur me x-in në tavolinë dhe me shefin e krimeve, Ervin, si e ka ai se nuk ia mbaj mend edhe emrin.

Eni Vasili: Ti thua që ka më shumë se aq material sa është transmetuar, ka material tjetër?

Albert Veliu: Ka shumë gjëra që unë nuk flas dot më, du atë shikoj familjen time se jam shumë i lodhur.

Eni Vasili: Ka materiale, ka video të tjera?

Albert Veliu: Nuk dua të di fare.

Eni Vasili: Kush i ka, SHISH-i?

Albert Veliu: Ato i gjejnë ata vetë, Prokuroria ku i ka çuar. Se SHISH i ka dorëzuar në Prokurori nuk bëhet fjalë. Pastaj nëse janë të lidhur s’di çfarë të them, nuk më intereson asnjë lloj gjëje. Mua më interesojnë që të lënë rehat, të mos më kërcënojnë më.

Eni Vasili: Nuk më sqarove për Agron Hysenaj. Donit të më thoshit diçka. E njeh Agron Hysenajn?

Albert Veliu: As nuk e kam parë kurrë në jetën time. Këtë emër unë kam qeshur si një fëmijë 10 vjeç.

Eni Vasili: Ju e keni përgjuar atë? Se flitet që ju keni bërë një përgjim të tij më parë, se nuk po kapnit dot Agron Xhafajn.

Albert Veliu: Jo me motra jo.

Eni Vasili: Dhe ia keni bërë përgjimin Agron Hysenajt?

Albert Veliu: Po jo me motra ime, asgjë në botë. Këto janë të gjitha manipulime, shpifje që bëjnë njerëzit.

Eni Vasili: SHISH thotë se disponon një audiopërgjim tuajin pikërisht me këtë person. Me Agron Hysenin.

Albert Veliu: As që bëhet llaf fare.

Eni Vasili: Në fillim keni thënë që është ai Agron Xhafaj.

Albert Veliu: Jo jo nuk është e vërtetë.

Eni Vasili: Cilat kanë qenë raportet me personazhin që ju flisni deri ditën e përgjimit.

Albert Veliu: Shumë të mira moj. Dilnim tek lokali i tij, pinim kafe, dilnim bashkeë Marrëdhënie shumë të mira. Po marrëdhënie të mira nga ana e tij, po nga ana ime ishim marrëdhëniet e këqija, doja të dilja aty ku doja të dilja unë.

Eni Vasili: Po atëherë si vendoset në një moment të caktuar ta bëje këtë gjë, sepse ti thua pinim kafe?

Albert Veliu: Shiko, atë kafen e di unë pse e pija, që të arrija aty ku doja unë. Sepse unë thashë nuk kam fare lidhje me asnjë parti politike. Politika ime, gjaku im është Çamëria ime. As nuk më intereson, as i majti as i djathti. Unë jam çam 100 karatësh dhe nuk më intereson se kush është në fuqi dhe kush është nën fuqi. Mua më intereson familja ime.

Eni Vasili: Në media janë transmetuar 2 biseda, me atë që pretendohet se është Agron Xhafaj. Njëra është bisedë telefonike brenda një makine, ku dëgjohet edhe zëri juaj që i drejtoheni Agronit me termin pasha. Dhe një tjetër është biseda audio që supozohet të jetë bërë në një lokal. Ka biseda të tjera?

Albert Veliu: Po është bërë biseda në lokal. Rrugës kemi bërë muhabetin që hajde të hamë një drekë.

Eni Vasili: Ka biseda të tjera përveç këtyre?

Albert Veliu: Ato i di Prokuroria.

Eni Vasili: Në intervistën e publikuar në maj të këtij viti ju thatë se erdhët tek PD sepse nuk besoni tek asnjë institucion tjetër.

Albert Veliu: Po.

Eni Vasili: Iu ofroi mbështetje Partia Demokratike?

Albert Veliu: Partia Demokratike më ofroi mbështetje fizike. Që të garantojmë jetën. Si shtet tani, si kupolë që ata më garantuan jetën. Ca gjëra të tjera as që i kam parë më që atë ditë që kam ikur, por shumë hove po bëhen, shumë shoë po bëhen, por unë nuk kam lidhje me asnjë lloj perëndie, unë kam lidhje vetëm me fëmijët e mi dhe me gruan time.

Eni Vasili: A ndiheni i tradhëtuar prej tyre, prisnin diçka me shumë nga PD?

Albert Veliu: Unë, nga ata nuk ndihem i tradhtuar për asnjë lloj arsye, se ata kërkuan një gjë, s’më intereson në jetën e tyre çfarë bën, çfarë kanë në jetën e tyre. Unë ndihem i tradhtuar që ata duhet të më garantonin azil, si çdo person në një shtet. Se mua më rrezikohet jeta. Do e merrni vesh, mund të kalojë muaji dhe mua mund të më ndodh ndonjë aksident, mund të ha ndonjë plumb, shumë njerëz po vijnë. Shumë kërcënime po vijnë edhe këtu në kampe. Kërcënime poshtë fisit tim…

Eni Vasili: Nga kush? Na i thuaj këto, na i thuaj se ne për këtë punë kemi ardhur.

Albert Veliu: Nuk ka rëndësi, ato i di… ndoshta i di prokuroria të gjitha. Ndoshta edhe prokuroria më mbështet. Por nëse kanë gjë me mua, të më lëë familjen e qetë, të më marrin mua të më ekzekutojnë, që të mbyll unë gojën dhe ata të rrinë të qetë.

Eni Vasili: Ke frikë për jetën tënde?

Albert Veliu: As nuk ma ndjen fare, ta them kështu harbutçe. Sot të vijë ta shkrepi. Ne kemi jetuar tërë jetën me gangsterë. 1997, 1999-2000 Kosova, kemi kontribuar. Jemi mësuar me plumba, i kemi akoma në trup. Mua më tremb pabesia.

Eni Vasili: Pabesia e kujt?

Albert Veliu: E këtyre që po përdorin. Sjellin njerëz lart, hajde poshtë të garantojmë ne, djalin ta nisim ne, e shumë shumë gjëra të tjera.

Eni Vasili: Ke frikë për vetë, për familjen tënde?

Albert Veliu: Unë kam frikë familjen time, për veten time as nuk ma ndjen. Sikur sot të vijnë të më marrin të më fusin plumbin në kokë, as nuk trembem fare. I kaluam 50 vjeç, por të paktën do jemi faqebardhë, ajo që është e bardhë është e bardhë.

Eni Vasili: Me Alizotin…

Albert Veliu: Dhe më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë.

Eni Vasili: Për?

Albert Veliu: Për të thënë në televizion live, kush është Shqipëria.

Eni Vasili: Për të thënë çfarë?

Albert Veliu: Tek një lokal, tek 11 katëshi. E di X, që na hiqet si i ndeshem, flet në televizion. Të thosha që është është false kjo.

Eni Vasili: Iu kanë ofruar 150 mijë euro për të thënë që është falso audiopërgjimi, që gënjeva.

Albert Veliu: Po.

Eni Vasili: Kush eshte 11 kateshi ne tirane?

Albert Veliu: Eshte nje lokal i hotetlit, i deputetit te… Te mos flas.

Eni Vasili: Te kujt partie?

Albert Veliu: Te ketij qe me ndjek mua kemba kembes, qe i ndjek njerezit kemba kembes ai, gjer ne varr.

Eni Vasili: Ishte deputeti qe ia u ofroi kete gje, vete?

Albert Veliu: Kishte sjelle nje njeri aty, me shefin e krimeve te Laçit.

Eni Vasili: Nje person me shefin e krimeve te Laçit?

Albert Veliu: I lidhur me nje mikun tim, ai qe garant. Dhe une i kam thene nje llaf ne tavoline. Nuk e di, e ka prokuroria por nuk i intereson t’i nxjerrin. Une i kam thene e bardha e bardhe e zeza eshte e zeze, edhe i vdekur te dal te pakten familjen nuk do e le me njolle.

Eni Vasili: Si shpjegohet qe nuk keni pranuar gjithe kete shume te madhe parash dhe pranoni te rini ne azil ketu? Me kaq pak mundesi qe ke?

Albert Veliu: Shiko, une e kam me X-in. Nuk kisha asgje politike, e kam me demin qe kam marre, per demin qe morra te marre demshperblimin, si mora une te marre edhe ai denim. Edhe nje tjeter, si ka mundesi me X-in diten kur une vajta ne prokurori te beja ballafaqim, X-i iku brenda dites. E sillnin ne ballafaqim, i merrnin kampionin e zerit, e çonin ku te donin, e linin te lire per mua.

Eni Vasili: Fredi Alizotit ia kishit treguar historine, bashkeshortes ia kishit treguar?
Albert Veliu: Bashkeshortja po e di.

Eni Vasili: Ishte dakort ajo?

Albert Veliu: Jo ajo nuk ishte dakort. Me thanë e more ne qafe, nuk hahemi dot me shtetin.

Eni Vasili: Çfare thote ajo sot?

Albert Veliu: Çfare thote, eshte nene e femijeve, çfare do thote. Zoti te ndihmofte thote gjithmone.

Eni Vasili: Po djali çfare thote?

Albert Veliu: Djali çfare thote djali, dua babane thote, asgje tjeter. Çfare te them, nuk flas dot. Por te gjitha jane montime. E drejta do dale shume shpejt. Dhe une kthehem ne Shqiperi, po te kthehet dhe ai dhe te ballafaqohet me mua. Se keto jane te gjitha per te me eleminuar mua, thjesht thjesht me terrorizojne perdite me nga nje makine. Te vije ta shkrepi njehere, ta shikoj qe…

Eni Vasili: Ke nje thirrje per dike, do t’i thuash dikujt diçka nepermjet kamerave tona?

Albert Veliu: Une po u them diçka: te me lene rehat ne paqe, me jeten time dhe te vendose prokuroria te dale e verteta. Mos zini me emrin tim ne televizion, Babale nje, jo Babale..

Eni Vasili: Dakort por dua te te kujtoj qe njeriu jot i afert thote qe ishte nje pazar per 200 mije euro.

Albert Veliu: Nuk eshte e vertete fare, por ai nuk eshte njeri i afert.

Eni Vasili: Njeriu qe ju kishit paguar per sigurine fizike?

Albert Veliu: Mua ate ma solli nje shok.

Eni Vasili: Ai thote qe behet fjale per 200 mije euro, do merrnim te dy nga 100 mije euro dhe zeri eshte i imi.

Albert Veliu: Nuk eshte e vertete, eshte genjeshter. E kane shtyre te tjeret. Tjeterkush e ka shtyre.

Eni Vasili: Po ma jep nje emer, kush?

Albert Veliu: Po ajo doli, me ke eshte shoqeruar ne makine, me ke ka shkuar.

Eni Vasili: Domethene e beson ate pjese qe ai ka pasur presion?

Albert Veliu: As qe behet llaf fare tani, po me shtetin nuk hahesh dot, me shtet, me det dhe me mbret. Je i vdekur po te hahesh.

Eni Vasili: Çfare ndodh nese vjen ekstradimi?

Albert Veliu: Mua nuk me tremb ekstradimi. Mua me tremb garancia e jetes time, se burgu per burra eshte. Por nuk ka drejtesi ne Shqiperi, se te kete drejtesi une vij sot me ty bashke.

Eni Vasili: Nuk ke besim tek drejtesia shqiptare?

Albert Veliu: Po nuk ka drejtesi se eshte kapur drejtesia nga … nuk kam besim se une vij qe sot, edhe ne ballafaqim edhe ne… nuk tremben. Kur do besh nje burg qorr si puna qe ka bere nje miku jone nje burg qorr dhe pas 5 vjetesh e kane nxjerre te pafajshem. Te iken jeta burgjeve per karieren e tyre, per te dyja palet qe duan te bejne kariere. Sepse une nuk kam lidhje as me te djathte dhe as me te majte.

Eni Vasili: Do ma thuash emrin e deputetit qe te ka ofruar qe te terhiqesh?

Albert Veliu: E di prokuroria. Nese jane tamam shtet qe e nxjerrin te verteten, e nxjerrin. Edhe ky qe ka ardhur ketu ta thashe. Jane zinxhir gjerat.

Eni Vasili: Ke ndonje peng ne te gjithe kete histori?

Albert Veliu: Pengu ne te gjithe kete histori eshte se… kur mundohet njeriu ne jete dhe thote nje gje reale e shtremberojne dhe e bejne genjeshter, kur thone genjeshter keta e bejne te drejte. Keshtu jemi ne shqiptaret.

Eni Vasili: Pyetja ime e fundit që në fakt ishte edhe e para. A është Agron Xhafaj, vetë zëri i tij autentik, në audiopërgjimin që ke servirur?

Albert Veliu: Shiko, emra në gojë, emra në gojë… unë i kam deklaruar këto gjëra.

Eni Vasili: Vazhdon të jetë?

Albert Veliu: Unë jam i bindur që zëri im dhe zëri i X-it, të vënë ta çojnë dhe të X-it tjetër të vënë ta çojnë dhe del e vërteta.

Eni Vasili: Pra, je i bindur? Nuk tërhiqesh nga kjo gjë?

Albert Veliu: Jo, jo, nuk tërhiqem.

Eni Vasili: A është Agron Xhafaj zëri i audiopërgjimit.

Albert Veliu: Janë 2-3 zëra, çojeni ku të doni audiopërgjimin dhe del e vërteta.

Eni Vasili: Pra, nuk është Agron Xhafaj?

Albert Veliu: Unë them janë 2 zëra, për kë e kam bërë këtë kauz unë që jam sot?

Eni Vasili: Po përse nuk e thua, pse ke frikë ta thuash?

Albert Veliu: Vështirë si emër, troç. Nuk dua ta zë në gojë.

Eni Vasili: Duket sikur ke frikë, ose je tërhequr.

Albert Veliu: Unë frikë? Unë frike nuk kam as nga zoti. Unë nuk tërhiqem gjer në vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA