Në pjesën e dytë të intervistës së transmetuar gjatë emisionit “Open” të Eni Vasilit, Albert Veliu, i njohur edhe si “Babalja” është rrëfyer mbi marrëdhënjet që ka me Fredi Alizotin, të akuzuarin se ka imituar zërin e vëllait të ministrit Xhafaj.

Gazetarja: Ju i qëndroni versionit tuaj për zërin, sapo e thatë. Problemi është që në Shqipëri ka dalë një personazh që quhet Fredi Alizoti, mbi të cilin ka disa përgjime, audiopërgjime, videopërgjime dhe disa versione të historisë. Tani pyetja e parë që kam është: a e njeh Fredi Alizotin, a ke lidhje familjare?

Albert Veliu: Fredi Alizotin e njoh, nuk kam lidhje familjare me të. Thjesht e kam ndihmuar se kam qenë njeri hallexhi, i dalë nga burgu, i droguar si mund të themi. E kam kthyer në jetë. Ai e ka ditur historinë time, ka ditur ngjarjen time, se ia kam treguar unë.

Gazetarja: Po si e ka ditur?

Albert Veliu: Që jam në pozicion të vështirë dhe që duan të më vrasin. Dhe e mbaja nga pas për të më ruajtur se kush më vinte nga pas. Ai nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje.

Gazetarja: Pra ju ia keni treguar vet.

Albert Veliu: Po të gjithë historinë.

Gazetarja: E keni njeri të afërt përderisa ia keni treguar.

Albert Veliu: Nuk e kam njeri të afërt po i kam treguar. E kam pasur shok. Kisha besim se më mbronte krahët. Jo se ai ka lidhje me këtë ngjarje.

Gazetarja: Kur jeni takuar për herë të fundit me të?

Albert Veliu: Në Tiranë, kur unë kisha probleme që më vinin këta nga pas. Më vinin këta të Drejtorisë së Përgjithshme. E mbaja nga pas që të më ruante se kisha merak se më fusnin ndonjë plumb. Se tani çfarë nuk pret nga ata.

Gazetarja: Zoti Veliu, Fredi Alizoti pretendon se zëri i publikuar në audiopërgjim është zëri i tij. Pra i Fredi Alizotit.

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë. Merreni dhe futeni në… merrni zërin tim, zërin e Fredi Alizotit, zërin e “x”-it dhe del se cili është. Është shumë e thjeshtë.

Gazetarja: A i keni premtuar parà Fredi Alizotit, që ai të luajë rolin e Agron Xhafajt?

Albert Veliu: As që bëhet llaf, janë të gjitha gënjeshtra. Janë manipulime të gjitha.

Gazetarja: Ka përgjime Prokuroria.

Albert Veliu: Le të ketë përgjime. Janë të gjitha gënjeshtra. Veçse unë i kam thënë, për mbrojtjen time t’i do të marrësh 1.000 euro. Kaq të jap vëllai për të ndihmuar familjen, se e kishte familjen pa bukë. Ka 2 pleq në shtëpi që i ka të sëmurë. Po të doni verifikojeni. Këto janë të gjitha manipulime nga dikush tjetër që e ka futur në vallë.

Gazetarja: Përse do të gënjente Fredi Alizoti dhe do të shfaqej krejt papritur në një moment të caktuar dhe të thotë që ai zë është i imi, nuk është i Agron Xhafës.

Albert Veliu: Fredi Alizoti, që ju të bindeni, merreni dhe jepini një shishe birrë dhe do të dëgjoni shumë gjëra. Është njeri i droguar, është i alkoolizuar.

Gazetarja: Ai thotë që ju i kishit premtuar 100 mijë euro, nga 200 mijë euro që secili do të ndante.

Albert Veliu: As që bëhet llaf. Unë në jetën time me lekë nuk më ka blerë njeri. Vajta 51 vjeç dhe s’më ka blerë burrë nëne me lekë. Unë kisha historinë me “x”-in, më kishte detyrime për burgun që bëra. Më ktheu kurrizin, më la fëmijët rrugëve dhe e ktheva monedhën. Këtu nuk ka asnjë lloj politike, çfarë dëgjoj. As Olldash, as Salianj, as Rama, as me Xhafajn nuk kam gjë. Unë e kam të gjithë me atë se më ktheu kurrizin. Më la të vuaja burgjeve dhe më la fëmijët rrugëve. Dhe vet ngrinte pallate, u bë kapobandë e…

Gazetarja: Tani edhe njëherë. Qëndrojmë te 100 mijë eurot. Ju thoni që nuk ka asnjë, as 100, as 200? A ju ka paguar njeri?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë, janë gënjeshtra.

Gazetarja: A ju ka paguar njeri për këtë regjistrim.

Albert Veliu: As edhe një 10-lekëshe. Unë kam ardhur në Kosovë, që të më besoni, me 300 euro. I keni të regjistruara në polici. Dhe ha bukë në azil. Ha bukën e azilit, e tani që jemi bashkë po të nxjerr xhepin jam me 4 euro në xhep. Asistenca e azilit.

Gazetarja: Sa është dita në asistencën e azilit?

Albert Veliu: I bie 50 euro në muaj. Edhe 50 euro djali, 100 euro në muaj. Me një fjalë shtyhemi për një copë bukë.

Gazetarja: Në fakt Prokuroria disponon një sasi të madhe përgjimesh, shumë prej tyre kanë dalë në media zoti Veliu. Po iu pyes për disa nga këto përgjime. Dalin disa të dhëna kompromentuese, për shembull, më 6 qershor, ora 9:30, Prokuroria thotë se juve iu ka marrë në telefon Fredi Alizoti dhe mes jush është zhvilluar kjo bisedë. Unë po e lexoj. Ai thotë e takova, jo këtej jo andej, jam keq po dridhem. Ti i thua: Ore thuaj bëj likuidimin që kemi lënë, thuaj kaq. Asgjë në botë o Fredi vëllai se me atë s’ka lidhje fare kontakti. Besomë se jam në azil për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit, me kosovarin me atë. Thuaj o vëlla bëj likuidimin si e lamë. Ju e pranoni këtu se bëhet fjalë për një likuidim.

Albert Veliu: Nuk është likuidim, por kam familjen pa bukë. Dhe i thashë të të ndihmojë filani, të japë 200 euro për bukë.

Gazetarja: Kush është ky filani, kë takoi Alizoti?

Albert Veliu: Është njeriu im, është njeriu i shtëpisë sime.

Gazetarja: Po pse po dridhej ky njeriu?

Albert Veliu: Po është i droguar ai.

Gazetarja: Jo jo, Alizoti thotë e takova këtë njeriun që ju thoni se është i joti dhe ai po dridhej. Jam keq, jo këtëj jo andej.

Albert Veliu: Dëgjo të them një gjë. Këto janë montazhe që bëhen të gjitha. Bëjini analizat e gjakut atij zotërisë dhe pastaj flisni me mua. Interesohuni një herë se në çfarë gjendje është ai.

Gazetarja: Për çfarë bëhet fjalë në këtë bisedë.

Albert Veliu: Këtu bëhet fjalë që t’i jepja unë 200 euro, për të ndihmuar shtëpisë. Se ishin pa bukë në shtëpi, se janë copë-copë. Interesohuni një herë çfarë të them unë.

Gazetarja: Pra ju thoni nuk është ai momenti që dikush duhet të paguante atë 200 mijë euroshin.

Albert Veliu: Jo, jo, jo. S’ka pagesa fare, janë të gjitha sajesa, janë të gjitha filma. Dhe i lutem shumë Prokurorisë të çojë çështjen deri në fund. Mos të merren me lajme hovi në televizone, i “Babale 1”, “Babale 2”. Se unë jam njeri që ta dijë dhe ai zotëria i madh, unë nuk kam rënë nga qielli. Unë jam thjesht një qytetar i thjeshtë.

Gazetarja: Ju thoni gjithashtu, në këtë paragraf që lexova, unë flas me atë tjetrin, me kosovarin. Me atë? Çfarë keni dashur të thoni?

Albert Veliu: Shiko kosovari, ne kemi pseudonimin e një shokut tim, që kam unë poshtë. Nuk ka lidhje kosovari fare, është pseudonimi, siç më thonë mua babale, tjetrit i thonë kosovar, tjetrit korçar, tjetrit i thërrasin kuqo. Pseudonime ka çdo njeri në ambientin tonë. S’ka lidhje fare.

Gazetarja: Pra ju po thoni që nëpërmjet një njeriu tjetër, me njeriun që duhet t’i jepte këto 200 euro këtij personi.

Albert Veliu: Po sepse kishte ngelur në mes të rrugës, dhe kishte plakën sëmurë atë ditë.

Gazetarja: Fredi Alizoti del në një tjetër përgjim të datës 12 qershor, ku flet sërish për paratë. Ai flet me një numër që mbaron me 974 dhe i thotë. Unë po lexoj prapë se çfarë thotë Alizoti. Muhabet nuk ke dëgjuar në televizion ti. Po fola unë gjëra, ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i tij. E ke parasysh, dëgjon? Bëra sikur isha vëllai i tij. E kupton do të merrnin nga 100-she, a e kupton ti?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë fare, këto janë të gjitha broçkulla.

Gazetarja: Pastaj thonë…po këta mo burrë, po nuk ishte gjë e mirë ajo. Kupton ti, nga 100 erdhi muhabeti, prit nga 100 për 100-she. Më tha nuk marrim 200, më tha mua marrim 100. Po mirë i thash unë, mendova që po devijonte. E ke parasysh ti se çfarë tipi ka ai. I thashë unë më jep një 20-çe dhe unë ika.

Albert Veliu: Motra janë të gjitha gënjeshtra. Janë të gjitha të improvizuara, siç i thoni ju në gjuhën tuaj. Janë të montuara nga dikush. Ai nuk ka fare lidhje. Atë të vërtetë e di vetëm unë dhe ai “x”. Kemi 2 kampione zërash, merrini.

Gazetarja: Alizoti thotë se ai “x” jam unë.

Albert Veliu: Jo është “x” tjetër. Ka dalë edhe një Agron Hyseni që unë nuk e kam parë kurrë në jetën time dhe unë nuk e di kush është.

Gazetarja: Do iu pyes edhe për atë, por mbarojmë njëherë me Fredi Alizotin.

Albert Veliu: Me këtë nuk kam fare lidhje. Ky është komplet i manipuluar.

Gazetarja: Po këto janë përgjime, si është e manipuluar?

Albert Veliu: Kjo është e manipuluar dhe është diçka që lidh këtë mes. Mua nuk më interesojnë si të djathtët edhe të majtët, i pafsha të dy palët në botë tjetër. Unë e kisha me “x”-in gjithë këtë histori. Nuk kam punë fare me punët politike, se janë futur shofe këta.

Gazetarja: A iu kishte thënë Alizoti që do t’i tregonte të gjitha nëse ju nuk do ta paguanit?

Albert Veliu: As nuk është e vërtetë fare, pasi nuk i ka diskutuar me mua këto muhabete, se nuk ka shanse t’i diskutojë me mua këto muhabete. Nuk ka shanse të bisedojë këto lloj muhabetesh sepse nuk është fare i lidhur në këtë lloj historie.

Gazetarja: A ju kishte thënë ai se në datën 1 qershor do të telefononte në polici për të treguar të vërtetën e tij, se e ka bërë ai rolin e Agron Xhafajt.

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Sepse në datën 1 qershor ai ka bërë një telefonatë.

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Si nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë çfarë?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë që të më ketë telefonuar mua.

Gazetarja: Jo jo, ka telefonuar në polici.

Albert Veliu: Nuk i di këto gjëra, sepse as nuk jemi takuar dhe as nuk i kemi bërë këto muhabete. Të gjithë për mua këto janë të sajuara.

Gazetarja: Në datën 29, Fredi Alizoti kishte telefonuar edhe Erzen Breçanin. E njihni se kush është?

Albert Veliu: Erzen Breçani, as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë këtë emër.

Gazetarja: E ka marrë Alizoti dhe i ka thënë unë e kam bërë rolin e Agron Xhafaj. Është një ish-punonjës policie. Pse duhet ta bënte ai këtë gjë sipas jush, duke u thënë njerëzve të ndryshëm se ai e ka bërë këtë rol.

Albert Veliu: Shiko, ai është njeri i droguar, thashë edhe njëherë. Çfarë nuk pret nga këta lloj njerëzish, shumë lloj gjërash. Manipulime, shpifjesh.

Gazetarja: Mos ishte thjesht i mërzitur se nuk kishte marrë paratë.

Albert Veliu: Jo, jo, jo. Dëgjo të të thotë një gjë Alberti. Ai mund të thotë shumë gjëra, po asgjë nuk është e vërtetë. Këtë të garantoj me timen.

Gazetarja: A e keni parë videopërgjimin e publikuar nga deputeti Salianji të Fredi Alizotit? Është publikuar pak ditë më parë. Një videopërgjim ku Alizoti thoshte komplet gjë tjetër, që i ishte bërë presion këtë radhë nga ana e mazhorancës për t’u tërhequr. A e keni parë apo jo.

Albert Veliu: Dole te llafi im.

Gazetarja: Çfarë mendoni për audiopërgjimin?

Albert Veliu: Unë mendoj që e përdorin për mish topi. Të bëjnë shfaqje, për të mbuluar këto ngjarjet reale që po them unë. Këto që janë reale duan t’i mbulojnë me diçka tjetër.

Gazetarja: A mendoni se i është bërë presion Fredi Alizotit?

Albert Veliu: Shumë, jo pak.

Gazetarja: Për t’u tërhequr nga varianti i parë?

Albert Veliu: Shumë, jo pak presion.

Gazetarja: E dini, apo e merrni me mend këtë gjë.

Albert Veliu: Nga sa dëgjova në televizor, e di se sa mban ai njeri, dhe i kanë ofruar. Nuk di se çfarë i kanë ofruar, por që e kanë çuar në xhiro. Se ai për një shishe birre shet edhe shtëpinë.

Gazetarja: Ju thatë se sa mban. Sa mban në ç’kuptim. Mban apo nuk mban ky Fredi se nuk po e kuptojmë tani. Ju thoni që për një shishe birrë…

Albert Veliu: Më fal, është një tip që çfarë të them unë tani. Me sa e njoh unë që mbaja nga pas. Nuk flas dot o motra ime për këtë person, sepse nuk kam pasur shumë marrëdhënie me të. Kam pasur një marrëdhënie të thjeshtë.

Gazetarja: Ti e ke marrë për të të mbrojtur.

Albert Veliu: E mora për të mbrojtur nga një miku im që ka qenë në Spanjë. Se ne kemi qenë në Spanjë. Dhe më tha që për jetën tënde të garanton filani. Për kaq. Gjë tjetër nuk ka me mua ai.

Gazetarja: Po ti thua që ia ke thënë të gjitha.

Albert Veliu: Moj, i kam treguar ngjarjen, unë këtë të thashë.

Gazetarja: Po nuk ishte ngjarje e vogël ajo që i ke treguar.

Albert Veliu: Ia tregova të tërë ngjarjen se doja mbështetje, se më tha një miku im në Spanjë se filanin e ke në krah, përgjigjet edhe me jetën e tij. Kjo është, për gjëra të tjera ai nuk ka lidhje fare. Këto gjëra që dëgjon në televizion, mua më duken, ku di gjë unë…

Gazetarja: Pra mendoni se i është bërë nga mazhoranca apo ka shkuar Alizoti është ofruar.

Albert Veliu: Moj që i është bërë presion. Unë them që i është bërë presion dhe e kanë detyruar që të thotë gjithçka. Unë këtë mendoj. Se ai nuk ka fare lidhje në të gjithë këtë.

Gazetarja: Mendoni se është i paguar nga dikush?

Albert Veliu: Po unë nuk mund të vë dorën në zjarr.

Gazetarja: Për të thënë se ai e ka bërë zërin e Agron Xhafajt.

Albert Veliu: Ai s’ka fare lidhje me zërin e atij “x”-it aty.

Gazetarja: Ai e deklaron vet këtë gjë, është në burg për këtë punë.

Albert Veliu: Shiko është në burg për këtë punë, në burg më çuan edhe mua që jam një dëshmitar. Një dëshmitar që kërkon një të drejtë dhe mua më dhanë masën me burg.

Gazetarja: Po ai ka dalë vet.

Albert Veliu: Është shtyrë nga dikush. I kanë dhënë nga një kafe, a ku di unë se çfarë i kanë dhënë, se nuk mund të jem garant se çfarë japin njerëzit. Drejtori i policisë i kishte dhënë pako, po se çfarë pako është unë nuk e di.

Gazetarja: Një nga përgjimet, ai thotë se Ardi Veliun e ka mik, drejtorin e policisë. Ti ishe në dijeni për këtë.

Albert Veliu: Unë fare, fare, fare.

Gazetarja: Është e vërtetë kjo? Ke informacion?

Albert Veliu: Tani nuk mund të flas, por që i di ai që ka folur.

Gazetarja: Ti e di se kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Është diçka që del nga përgjimet. Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, çfarë e ka ai, nga Delvina, nga është ai. Bëhet fjalë për Ardi Veliun. Kjo është fjalia e shkëputur e Fredi Alizotit nga video e publikuar nga Partia Demokratike nga Salianji. Mendoni se është i përfshirë Ardi Veliu në këtë çështje.

Albert Veliu: Vallai, unë mendoj se…sa kanë qeverinë në dorë… Ju jeni gazetare, bëni punën tuaj dhe dëgjoni dy llafe me logjikën time. Ai i ka të gjitha në dorë. E bëjnë të bardhën të zezë, të zezën të bardhë, e bëjnë si të duan. Unë versionit tim do t’i qëndroj deri në fund, kjo që është e vërtetë është e vërtetë.

Gazetarja: Fredi Alizoti përmend edhe një emër tjetër në video, Taulanti thotë. Kush mendoni se mund të jetë.

Albert Veliu: Po ky Taulanti që thoni ju, ai që thashë është i lidhur me të gjithë kingat e Shqipërisë.

Gazetarja: Për kë bëhet fjalë?

Albert Veliu: Po me gjithë kingat e Shqipërisë ai është i njojtur. Me të gjitha figurat ai ka marrëdhënie, se është djali i shkathët, ai miku që ia bën “Babalja numër 1” dhe “Babalja numër 2”. Ne jemi “babale” dhe “babale” do vdesim. Nuk vdesim egoistë në publik.

Gazetarja: Po ti pse beson që Taulanti është Taulanti për të gjithë, që ne mendojmë të gjithë. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste.

Albert Veliu: Nuk dua të flas për asnjë lloj politikani, mundësisht nuk dua t’u dëgjoj zërin, dua që të kem familjen e qetë, të më lenë mua të qetë. Të marrin zërin tim të ekspertizës dhe zërin e “x”-it, dhe zërin e Agron Hysenit dhe të Fredi Alizotit dhe të shohin.

Gazetarja: I kanë marrë dhe ka ardhur përgjigjja.

Albert Veliu: Çfarë përgjigje ka ardhur?

Gazetarja: I kanë bërë dhe unë do iu pyes më pas për këtë. Por unë dua t’iu pyes edhe njëherë pyetjen. A i kishit premtuar para Fredi Alizotit?

Albert Veliu: Asnjëherë.

Gazetarja: Që të kryente rolin e Agron Xhafajt në përgjimin.

Albert Veliu: Nuk ka fare lidhje, o gazetare nuk ka fare lidhje. Këtë ta garantoj edhe në botë tjetër, këto janë të gjitha manipulime.

Gazetarja: Dua t’iu bëj dhe disa pyetje të tjera nga përgjimet. Në datën 19 qershor 2019, në orën 15, Fredi Alizoti flet me një numër telefoni që përfundon me 502 dhe thotë: e pe gazetën, i thotë ky numër Alizotit. Jo i përgjigjet ai, çfarë thoshte. Thoshte që do të ketë arrestime, vazhdon 508, dhe që janë marrë 100 milionë lekë nga dëshmitari nga Novosela. Vazhdon ky numër, janë marrë 100 mijë euro nga babalja. Ke një koment për këtë.

Albert Veliu: Këto të gjitha janë gënjeshtra, të gjitha janë shpifje, le t’i verifikojnë këto të gjitha dhe të ndëshkohet ai që ka shpikur këto gjëra. Po ka drejtësi dhe ka shtet.

Gazetarja: Një tjetër përgjim është ai i datës 20 maj, ku ti flet me numër që mbaron me 327. Kush të pyet 327, juve thoni Luli me Ervinin. Këto janë përgjime që kanë dalë. Kush është Luli, kush është Ervini?

Albert Veliu: Dëgjo…Luli është një ish-baxhanaku im, që kemi gratë motra. Që ka qenë i fejuar me aun time, është një nga Vlora.

Gazetarja: Po Ervini?

Albert Veliu: Ervini është ai që kam unë te “Lungomare”, që punonte djali. Dhe këto janë të gjitha…

Gazetarja: Po për çfarë iu duheshin këto?

Albert Veliu: Po nuk shkonte të merrte djalin, që nisa djalin. Që përcolla familjen, si do e përcillja familjen time.

Gazetarja: Se ju thoni shkruani një mesazh Ledios, të na shkruajë ne.

Albert Veliu: Se unë vet nuk isha në telefon, se unë në kërcënim ngela dhe po them…ti i di gjërat shumë mirë tani, nuk është nevoja të bësh pyetje tani që…

Gazetarja: Me kë po flisnit këtu, kush është njeriu?

Albert Veliu: Unë këtu kam folur me vëllain tim dhe kam ikur me urdhër të vëllait tim. Dhe të mos i ngatërrojmë gjërat e të fusim familjen time në këto gjëra, se këto janë të gjitha familja ime, shpia ime, harafi im.

Gazetarja: Ne nuk e dimë, ne kemi thjesht një numër, nuk e dimë i kujt është.

Albert Veliu: Ky është numri i djalit tim.

Gazetarja: Numri i djalit apo vëllait tuaj, numri që mbaron me 327.

Albert Veliu: I Klevisit dhe ka folur djali me djalin. Dhe të mos i ngatërrojmë, këto janë gjëra familjare të brendshme, këto janë gjëra që këta i fusin shfaqje. Emra L dhe E, që mua nuk më interesojnë fare. Nuk dua të di, as për të majtë dhe as për të djathtë.

Gazetarja: Po pse thoje L dhe E dhe nuk thoje emrin e plotë, meqenëse…ti kishte frikë se ishe i përgjuar që flisje kështu?

Albert Veliu: Normal që isha i përgjuar, mua me anë të këtij telefoni më gjenin se ku isha në Tiranë, me anë të telefonit mua më gjenin në çdo vend. Unë isha i ekzekutuar troç, unë të mos kisha miqtë e mi te “Selvia”, unë isha i vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA