Një ndeshje futbolli, për rritjen e bashkëpunimit mes Vlorës e Korfuzit

15/10/2018 17:58

Bashkëpunim mes vendeve për të krijuar një urë miqësie. Kjo ishte motoja e një aktiviteti të zhvilluar mes Univeristetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe Univeristetit të Korfuzit, në ishullin turistik grek.

Një ndeshje futbolli u luajt në stadiumin e Korfuzit, ku të pranishëm ishin jo vetëm qytetarë, por edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, si dhe ai i Korfuzit, Kostandinos Nikolouzos.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës theksoi se kjo ndeshje ishte një shkëmbim përvojash mes dy vendeve.

“Gjërat e vogla sjellin punë të mëdha, pavarësisht nga lodhja, nga mundimi që kanë bërë. Unë sot ndihem shumë i lumtur që arrita të bëj këtë aktivitet, me idenë që dashuria midis popujve as blihet dhe as shitet, vetëm dhurohet. Unë besoj se kjo i ka thënë të gjitha”, deklaroi Vasil Ruci, ish-futbollist i Flamurtarit.

Ndeshja mes Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe atij të Korfuzit do të pasohet me aktivitete të tjera, që do të zhvillohen edhe në Himarë e Prishtinë. Ndërkohë, krerët e Bashkive Vlorë e Korfuz zhvilluan edhe një takim mes tyre në ambientet e Bashkisë së Korfuzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA