Parlamenti maqedonas nis sot debatin rreth amendamenteve kushtetuese të propozuara lidhur me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, gjë që do të stabilizonte raportet e saj me Greqinë e do t’i hapte vendit rrugën integrimit euroatlantik.
Ende është e paqartë nëse koalicioni qeverisës në Maqedoni, që përfaqësohet edhe nga shqiptarët, do të arrijë 2/3 e votave të nevojshme për kalimin e ndryshimeve te propozuara, pasi që kjo të realizohet, Zaevit do t’i duhet edhe mbështetja e partive opozitare që kanë bërë fushatë kundër ndryshimit të emrit.
Ndërkohë përfaqësuesja e Politikës së Jashtme te Bashkimin Europian, Federica Mogherini, ritheksoi mbështetjen e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, duke shtuar se kjo ka qenë një mundësi unike për pajtim në Ballkanin Perëndimor, që mund të mos ndodhe më.
”Shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kuptojnë rëndësinë dhe garantojnë një të ardhme të vendit në BE, një të ardhme që i gjithë vendi prej vitesh shpreson se do të bëhet realitet”, tha Mogherini. Kjo është një marrëveshje historike, e përshëndetur nga e gjithë Europa dhe mund sjellë ndryshime të mëdha në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ajo.
Top Channel