Qiejt e Sirisë po dynden prej kohësh nga avionët rusë, iranianë dhe sirianë (të Asadit), sidomos në zonën pranë Irakut, ku ndodhen edhe trupat amerikane.

Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye. Kjo bëri që Amerika të dërgojë avionët e famshëm F-22 Raptor, që janë edhe “stealth”, (të pakapshëm nga radarët), edhe bombardues.

Pasi rrëzuan në ajër avionin sirian (rrëzimi i parë prej shumë kohësh në një dyluftim kokë më kokë), një model rus SU-22, në qershor të 2017, F-22 Raptor-ët amerikanë vazhduan të patrullojnë nëpër qiej, duke lëshuar rregullisht municione e furnizime për trupat e tyre.

Sipas Pentagonit, ky mision ka përfunduar ditët e fundit. Dhe rezultati  është që trupat ruse, iraniane dhe siriane, kanë larguar rreth 600 avionë luftarakë që qarkullonin në atë zonë. Më saktë, 587.

Avionët F-22 Raptor vazhdojnë të jenë të padiktueshëm, siç u vërtetua dhe nga sulmi i fundit që u krye kundër forcave të qeverisë së Asadit. Teksa amerikanët F-22 Raptor vazhdonin punën me bombardime, kundra-ajrorët sirianë (modele ruse) u panë të qëllojnë qorrazi në ajër, pa shënjestër. (foto 4).

FOTO GALERI
1/7
Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA