Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar seanca për masën e sigurisë për autorin e ngjarjes së datës 11 tetor, në fshatin Shëlli të Matit. Kujtim Koxha doli përpara gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit pasi vrau 3 persona.
Në relacionin e paraqitur nga prokurori i çështjes, Abaz Muça, nga hetimet e zhvilluara deri tani si dhe mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes, iu kërkua gjykatës masa “arrest me burg” për 51-vjeçarin Koxha, i cili ka avokat të caktuar nga shteti.
Duke vlerësuar provat e paraqitura nga prokuroria dhe ngjarjen e rëndë, gjyqtari i çështjes vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
Ai qëlloi mbi një grup personash në fshatin Shëlli të Matit dhe vrau tre punonjës të bashkisë që punonin për të riparuar rrugët e fshatit.
Top Channel