Albert Veliu, apo i njohur tashmë si Babalja, është njeriu që ka trazuar jetën politike të muajve të fundit, me dorëzimin e një audiopërgjimi, ku implikohej Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, në histori trafikimi droge.

Aktualisht Babalja ndodhet në kampin e azilantëve, në Prishtinë, ku gjykatat kosovare refuzuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar, dhe pret që të fitojë statusin e azilantit politik në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Albert Veliu tregoi për Eni Vasilin se audiopërgjimin ia kishte dorëzuar Jetmir Olldashit, për ët cilin e dinte se punonte në SHISH dhe jo gazetar.

“Për transmetimin e audiopërgjimit, mësova pas një telefonate të djalit tim. Unë ia kisha dorëzuar materialin njërit që punonte në SHIK,(tashmë SHISH), Jetmir Olldashit. Nuk e dija që ai ishte gazetar”, deklaroi Babalja për “Open”.

Albert Veliu shtoi gjithashtu se transmetimi i audiopërgjimit ishte bërë nga gazetari Olldashi dhe PD-ja, pa lejën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA