Për “Open” në Top Channel ka folur edhe avokati i Albert Veliut, i njohur si “Babalja”, i cili e nxori nga situata e arrestit në Kosovë për shkak se ka aplikuar për azil, Gashi.

Ai thekson se çdo kërkesë e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij mund të shqyrtohet, por për sa kohë që nuk është dhënë një përgjigje nëse ai fiton apo jo azil në Kosovë, ai nuk mund të riarrestohet, pasi do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare.

Gazetarja: Avokat Gashi, falemnderit që pranuat intervisten ne lidhje me klientin tuaj Albert Veliu.Ne fakt jeni nje avokat i njohur ne Prishtine, ne Kosove. Ngjarja dhe ndoshta personi eshte i rralle apo jo.

Avokati: Situata duket qe eshte e politizuar jashtezakonisht ne Shqiperi lidhur me rastin e Albert Veliut, perndryshe sikur te mos ishte kjo çeshtje edhe politike do te ishte nje rast i rendomte.

Gazetarja: Flasim pak per momentin e arrestimit ne kampin e azilit, a ishte diçka ligjore kjo?

Avokati: Jo absolutisht, kjo eshte krejtesisht kunderligjore dhe askund ne boten e civilizuar nuk lejohet qe dikush te arrestohet ne kampin, ne shtetin ne te cilin ka kerkuar azil, per shkak se atehere nuk do te kishte kurrfare mbrojtje dhe nje prej arsyeve qe ne kemi paraqitur ne gjykate qe mos t’i caktohet paraburgimi, pas arrestimit te tij ka qene skandali i arrestimit te tij ne kampin e refugjateve, aty ku kerkohet azili politik ne kete rast, meqenese azili ekonomik nuk mund te kerkohet ne Kosove sepse Kosova eshte shteti me i varfer ne Europe, ka qene nje skandal me vete.

Gazetarja: Aktualisht cili eshte pozicioni i klientit tuaj.

Avokati: Aktualisht Albert Veliu eshte qytetar i lire ne Republiken e Kosoves. Ai per shkak te kerkeses se tij per azil politik qendron ne Qendren e Azilit qe eshte ne afersi te Prishtines dhe derisa statusi i tij nuk do te zgjidhet, qe mund te zgjase per muaj te tere, perafersisht ne periudhe kohore deri ne 9 muaj, atij do t’i jepet azili politik apo do t’i refuzohet, atehere nese kemi nje kerkese te vlefshme nga autoritetet ligjore te Shqiperise mund te shqyrtohet edhe kerkesa qe eshte bere publike ne media te Shqiperise, se do te dergohet ne te ardhmen nje kerkese eventuale per ekstradimin e tij.

Gazetarja: Deri tani ju nuk keni asnje kerkese te tille?

Avokati: Absolutisht jo. Skandali ka qene paksa me i madh per shkak se Prokuroria ka kerkuar burgimin e tij per nje periudhe kohore prej 30 ditesh fillestare, ne pritje te kerkeses se autoriteteve te Shqiperise per ekstradimin e tij, qe i bie diten e premte nuk ka pas kerkese per ekstradimin e tij. Pra eshte shenuar ne kerkesen e tyre se jane ne pritje e siper. Tani eshte bere publike se nje kerkese e tille do te behet, mirepo nuk besoj se do te riarrestohet Albert Veliu me kerkesa te njejta, sepse eshte i mbrojtur me ligj te Kosoves, me konventa nderkombetare dhe bllokada per arrestimin e tij eshte kerkesa e tij per azil politik.

Gazetarja: Pra nese vjen kerkesa e ekstradimit sot, çfare ndodh? Shqyrohet, ndryshon gje per statusin e Albert Veliut?

Avokati: Sigurisht qe do te shqyrtohet, por jo qe ai do te arrestohet. Sepse riarrestimi i tij do te ishte nje skandal me vete.

Gazetarja: Po mund te ekstradohet?

Avokati: Dhe sigurisht qe Kosova nuk besoj se do te jete shtet qe i shkel te drejtat nderkombetare te personave qe kerkojne azil, dhe une nuk besoj se ky ne nje periudhe kohore derisa te jete ne fazen e kerkimit te azilit qe do kete, do kene autoritetet e Shqiperisë sukses qe ta ekstradojne ne Shqipëri, sepse ky deklaron qe per shkak te aferes qe eshte krijuar per shkak te keqperdorimit te pozites se tij nga partite me te medhaja ne Shqiperi, jeta e tij mund te jete e rrezikuar.

Gazetarja: Avokat, falemnderit per sqarimet qe dhate per publikun e Top Channel.

Avokati: Falemnderit prej jush.

Top Channel