24/11 16:40
Gjatë bisedës me Klea Hutën për “Vip Club” emisionin më të ri në Top Channel, Angela Martini ka treguar kafenë e saj të preferuar, shtëpinë e saj të ëndrrave dhe për çelësin e suksesit të martesës dhe karrierës, por edhe shumë e shumë të pathëna dhe të papara më parë.
Gjatë bisedës, ajo ka treguar se ka dashur që e vogël të bëhej modele, por në moshën 21-vjeçare vendosi të ndjekë këtë ëndërr.
E kur Klea Huta i ka kërkuar modeles Angela Martini për këshillat që duhet t’u japë vajzave të reja, ajo përgjigjet: “Të jenë vetvetja. Të kenë besim tek vetja e të mos dëgjojnë çfarë thonë të tjerët”.
Top Channel