Abelardo de la Espriela u mbështet nga Trump, Uashingtoni planifikon t’i ofrojë 1 miliard dollarë Kolumbisë pas zgjedhjes së presidentit të ri 08/08 07:37
Një autobus me turistë gjermanë, kryesisht adoleshentë, është përfshirë në një aksident dhe është rrëzuar në një autostradë pranë qytetit zviceran të Luganos.
Autobusi kishte rreth 25 pasagjerë dhe u përplas rreth orës 8:00 të mëngjesit, me një tabelë sinjalizuese të rrugës, raportuan burime nga policia e Luganos.
Si rrjedhojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 15 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, dhe po marrin ndihmën e parë në spitalet lokale.
Turistët gjermanë ishin nisur drejt Italisë, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të autobusit, shkak për aksidentin.
Top Channel