Në Golem të Shkodrës, një zonë periferike e qytetit, prej më shumë se një muaji mungon uji i pijshëm, sepse puset kanë shterruar. Si të mos mjaftojë kjo, në Golem prej vitesh nuk funksionon sistemi i ujësjellësit.
Në këto kushte, 4.000 banorë të zonës mbushin ujë te një pus i vetëm, i cili është krejtësisht i pakontrolluar.
Një ndër ta është edhe Riza Sallaku, banor i Golemit. Ndonëse në moshë të thyer, atij i duhet të ecë gjatë për të siguruar ujin.
Mungesa e ujit këtu është një shqetësim për të gjithë banorët.
Në këto ditë të vështira për banorët e Golemit në Shkodër, një prej tyre është përpjekur që me shpenzimet e veta t’u sigurojë bashkëfshatarëve ujë të pijshëm.
Deri në zgjidhjen e këtij problemi, banorëve u mbetet të përdorin puset krejtësisht të pakontrolluara, për të siguruar ujin.
Top Channel