Tani edhe Kombet e Bashkuara kërkojnë të vërtetën mbi gazetarin saudit të zhdukur në Turqi pak ditë më parë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterrez i përcolli BBC-se drojën e tij se “zhdukje” të tilla do të ndodhin gjithmonë e më shpesh duke u kthyer në normalitetin e ri.

Jamal Khashoggi, një kritik i hapur i qeverisë saudite, u zhduk në 2 tetor pasi hyri në konsullatën e vendit të tij në Stamboll. Ankaraja pretendon se ai është vrarë e se ka madje regjistrime audio e video në mbështetje te pohimeve te saj, ndërsa Rijadi zyrtar i cilëson gënjeshtra akuzat se e ka urdhëruar ai vrasjen e reporterit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan, por edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump janë gjendur përballë presionesh për të marrë një shpjegim nga Arabia Saudite rreth zhdukjes së 60 vjeçarit.

Hetuesit turq kanë arritur në përfundimin se Khashoggi ka vdekur. Dyshimet janë se qeveria saudite ose e ka rrëmbyer ose e ka vrarë atë për kritikat e tij ndaj dinastisë mbretërore.

Një grup aktivistesh u mblodhën të mërkurën përpara ambasadës saudite në Uashington, për të kërkuar përgjigje rreth zhdukjes së Khashoggit dhe për të shprehur dyshimin se ai është vrarë me urdhër të princit të kurorës Mohammed bin Salman. Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë thonë se nëse sauditët janë përgjegjës për zhdukjen e Khashoggit, administrata e Presidentit Trump duhet të veprojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA