Një delegacion nga Arabia Saudite, ka arritur në Turqi si pjesë e hetimeve ndaj zhdukjes së gazetarit të njohur, Jamal Khashoggi. Një burim saudit ka bërë me dije se princi Khaled al-Faisal ka vizituar Turqinë të enjten për bisedime, si dhe gjatë ditës të dyja vendet u pajtuan për formimin e një grupi të përbashkët punues për të hetuar rastin.
Presidenti amerikan Donald Trump, tha se do të bisedojë së shpejti me mbretin Salaman për zhdukjen e gazetarit.
“Kjo çështje është shumë serioze dhe ne jemi duke e konsideruar me shumë rëndësi”, tha Trump.
Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite në Turqi më 2 tetor.
Ndërkohë, zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane, por ndërkohë Arabia Saudite i mohon akuzat.
Top Channel