 Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri
																		
					
					
					
						Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri						 30/10 22:58
					
				 
								
			E djathta ekstreme në Londër ka mbledhur në një protestë madhështore tifozët e futbollit kundër myslimanëve në “zemër” të kryeqytetit britanik.
Nisi si një marshim i heshtur nga “Aleanca Demokratike e Djemve të Futbollit, por nuk zgjati shumë dhe menjëherë shpërthyen skenat e dhunës mes protestuesve dhe forcave të policisë në qendër të Londrës.
Qindra protestues u panë duke ecur Park Lane para se disa prej tyre të fillonin të shtynin forcat e policisë.
Dhjetëra demonstrues u fotografuan duke u përleshur me oficerët e policisë, një prej të cilëve është dëgjuar duke kërcënuar me vdekje forcat e sigurisë: “Do të vras”.
Top Channel