Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, u përplas edhe një herë tjetër me shefin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke thënë se ai duhet të ndalonte fyerjen e Italisë.

Më herët, Juncker kishte thënë se Roma nuk po e mbante fjalën mbi angazhimet e deficitit buxhetor dhe gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve italianë të ndalojnë përshkrimin e komisionerëve të BE-së si “monstra të ftohta dhe të bunkerizuara”.

Salvini u përgjigj orë më vonë duke thënë: Mendoni për strehën tuaj tatimore të Luksemburgut dhe mos i ofendoni italianët dhe qeverinë e tyre të ligjshme.

Italia ka paralajmëruar një deficit buxhetor 3 herë më të lartë nga ai i dakordësuar më herët me Bashkimin Europian, gjë që është pritur me shqetësim të thellë nga Brukseli.

Top Channel