Ai prezantohet krejt ndryshe këtë herë në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Jo më kot e ka titulluar edhe “Ndryshe”, pasi publiku është mësuar ta njehsojë Pashk Përvathin me peziazhet.

“Lodrojmë në një vjeshtë, lodrojmë në një pranverë nëpërmjet portreteve. Ka qenë një periudhë intensive. Ky produkt është në ekspozitë, është një cikël i mbyllur për mua dhe unë do të kthehem së shpejti në vjeshtën e Vermoshit, në vjeshtën e Vithkuqit, por kam përmbushur një pjesë të zbrazët të krijimtarisë sime që mendoj se sot e kam”, u shpreh piktori Pashk Përvathi.

Këtë herë piktori i peizazheve tenton të pikturojë me të njëjtën teknikë portrete e figura dhe madje në “Ndryshe” ai guxon të sjellë edhe nudo.
“Rrugëtimi ynë është i pandërprerë. Jemi në një kërkim të vazhdueshëm dhe ndoshta-ndoshta pjesë e këtij kërkimi është edhe produkti i kësaj ekspozite.

Nganjëherë jemi produkt i rrethanave. E realizova me 2-3 portrete, 2-3 nudo për t’i pasur për koleksionin tim, por ideja e zhvilluar më tej është një frymëzim e një dëshirë e paparë që s’më kishte ndodhur më parë. Realizova 21 nudo dhe pjesa tjetër e ekspozitës është realizuar në portrete”, deklaroi Përvathi.

“Ndryshe” e Pashk Përvathit do të qëndrojë e hapur deri më 20 tetor në Muzeun Historik Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA