Kombëtarja shqiptare humbet edhe shërbimin e Alban Hoxhës për ndeshjen e radhës së Ligës së Kombeve, atë me Izraelin. Portieri i Partizanit ka shfaqur probleme fizike dhe si rrjedhojë ka lënë edhe grumbullimin e skuadrës.

Trajneri Christian Panucci e zëvendësoi atë me portierin e Kombëtares së U21, Elhan Kastrati. Përpara Alban Hoxhës, për arsye dëmtimi e kanë lënë grumbullimin e skuadrës sonë përfaqësuese edhe Ylber Ramadani e Frederik Veseli, të cilët trajneri Panucci i zëvendësoi me Sabien Lilajn dhe Ivan Balliun.

Por ky i fundit e ka të pamundur t’i bashkohet skuadrës pasi trajneri i Metz ku aktivizohet futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka kërkuar që ai të qëndrojë në skuadër për të përgatitur ndeshjen e radhës në kampionatin francez.

Ndërkaq, skuadra kombëtare shqiptare ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme të së dielës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA