Në një intervistë krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim e dëgjojmë deri tani, Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbuluar detaje të pathëna më parë përballë Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”.
Edhe pse u mundua të tregojë shumë diplomaci, sërish Duka dha disa përgjigje, të cilat si kishte dhënë më parë.
Duka u shpreh se nuk ka asnjë peng për ato që ka bërë në jetën e tij deri tani, ndërsa kur u pyet për çmendurinë më të madhe që ka bërë, u shpreh se nuk është aventurier.
Sa i përket futbollit, ai u pyet nga Luana se kush është trajneri më kërkues që ka drejtuar Shqipërinë gjatë viteve të fundit dhe pa hezitim, ai u përgjigj: Panucci.
Duka zbuloi edhe ndryshimin mes Panuccit dhe De Biasit, duke u shprehur se i pari është më i drejtpërdrejtë ndërsa Gianni është më diplomat.
Në fund, ai dha edhe një lajm me mjaft interes. “Arena Kombëtare” do ta luajë topin e parë në muajin mars”, u shpreh Duka.
Top Channel