Foto ilustruese

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, policia e Divjakës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Vijojnë kontrollet e territorit me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Kontrollet nga Komisariati i Policisë Divjakë të mbështetur nga FNSH Fier.

Kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve policia e Divjakës kap dhe ndalon dy të kërkuar.

Specialsitët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasit: Dionis Gjini, 25 vjeç, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga Nenet 143 dhe 242 të Kodit Penal.

Si dhe Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues në Divjak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë të fundit me 1 vit e 4 muaj burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA