Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Djegia e mbeturinave nga një banor është bërë shkak për zjarrin që ka përfshirë një magazinë kangjellash në Zharrëz. Dëmi i shkaktuar sipas pronarit është mbi 5 milionë lekë të vjetra.
Në magazinë grumbulloheshin materiale për kangjella, të cilat dërgoheshin në fabrikën që ndodhet aty pranë. Menjëherë është lajmëruar reparti zjarrfikëses dhe policia, të cilët mbërritën në vendngjarje. Për fikjen e zjarrit po punojnë dy mjete zjarrfikëse, të cilat e kanë vënë atë nën kontroll.
Në ndihmë të dy zjarrfikëseve, rreth një orë më vonë ka ardhur edhe një zjarrfikëse tjetër. Zjarri zgjati rreth 2 ore. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel