Khephren Thuram, rrëfim në 360°: E dua Juventusin, kurrë te Inter. Dhe nuk do ta doja vëllain tim në Torino
Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona me parametra zero në vitin 2020. Kjo është ajo që publikon e përditshmja spanjolle “El mundo Deportivo”, sipas së cilës në kontratën e yllit argjentinas ekziston një klauzolë që e lejon atë të lërë klubin blaugrana “gratis” në rast se shkon në ndonjë skuadër që nuk është në elitën e futbollit botëror.
Në kontratën e tij që e firmosi përpara 12 muajsh, Messi ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 700 milionë Eurosh. Por me këtë të dhënë që zbulon e përditshme, Messi mund të lërë skuadrën katalanase falas që do të thotë se klubi ku do të shkojë argjentinasi nuk do të jetë i detyruar të paguajë këtë shifër marramendëse, 1 vit përpara skadencës së kontratës së 31-vjeçarit.
Gjithnjë sipas “El Mundo Deportivo”, për këtë arsye presidenti i Barcelonës, Josep maria Bartomeu, po mendon t’i ofrojë Messit një kontratë të re me skadencë në vitin 2022 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit, një kontratë që do ta lidhte Messin me Barcelonën përjetë dhe do të evitonte përsëritjen e rastit Ronaldo që u largua nga Reali i Madridit.
Top Channel