24/05 15:52
Aaron Ramsey do t’i thotë lamtumirë në fund të këtij sezoni anglezëve të Arsenal dhe me shumë mundësi edhe Premier League.
Në qershor të 2019-s skadon kontrata e tij me londinezët dhe duket se nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me “topçinjtë” për rinovim.
Ka qenë vetë qendërmesfushori uellsian që ka njoftuar dështimin e negociatave me drejtuesit e Arsenal.
“Dukje sikur çdo gjë po shkonte mirë, por nuk përfundoi kështu. Është një vendim i klubit, mua nuk më mbetet veçse të qëndroj këtu deri në qershor”, ka deklaruar ai, duke hedhur sinjale për klubet e interesuara.
E duket se të parët që interesohen për 27-vjeçarin janë dy klubet italiane, Milan dhe Juve.
Top Channel