Brazili ka marrë një miqësore të lehtë ndaj Arabisë Saudite, edhe pse arriti të shënojë vetëm dy gola përballë një kundërshtari modest përballë tyre.

Tite kishte vendosur të hidhte në fushë pothuajse ekipin më të mirë në dispozicion, me Neymar që ishte ylli i padiskutueshëm në fushë, që kishte dhe vëmendjen e publikut vendas.

Në minutën e 43 sulmuesi i Manchester Cityt zhbllokon sfidën, teksa disa minuta më parë i ishte anuluar një gol për pozicion të parregullt. Selecao shkon në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal ndërkohë që nisin pjesën e dytë me të njëjtin ritëm.

“Pentakampeonët” për asnjë moment nuk e rritën marshin, por pavarësisht kësaj rastet për shënim ishin të shumta. Në minutën e 55-të Neymar ndalet nga shtylla me një aksion personal. 5 minuta përpara fundit ekuilibrat në fushë ndryshojnë, pasi portieri saudit Muhamed al Ouasi ndëshkohet me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zonës.

Golin që vulos fitoren Brazili e gjen në sekondat e fundit të shtesës, me mbrojtësin e Juventusit alex sandro që përfiton nga harkimi i Neymar për të shënuar golin e parë me fanellën “verdeoro”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA