Albert Veliu i njohur si Babalja është liruar nga paraburgimi në Kosovë, ku ishte arrestuar dje në qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Lirimin e tij e ka bërë të ditur avokati i tij Tomë Gashi nëpërmjet rrjetit social Facebook. Arrestimi i tij u bë me kërkesë nga shteti shqiptar.

Babalja ndodhej në një qendër azilantësh në Kosovë së bashku me të birin, ku kishte udhëtuar disa muaj më parë për t’u larguar nga vendi, fill pas publikimit të një përgjimi me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilën prokuroria ngre dyshime se është e rreme ku një person i njohur nga “Babalja” ka kryer imitimin e zërit. Babalja në Kosovë ishte në pritje të përgjigjes për azil, pas kërkesës së bërë me herët, shkruan Kosovapress.

Veliu pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta, pasi sipas tij ai ka denoncuar një rast të trafikut të drogës. Prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tij akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA