23/11 08:45
Një avion pasagjerësh që fluturonte nga qyteti jugor indian i Trichy në Dubai, u dëmtua pasi u përplas me murin e aeroportit, gjatë ngritjes.
Air India IX 611, me 130 pasagjerë në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, u detyrua të ulej në Mumbai.
Air India njoftoi se dy pilotët, të cilët kanë së bashku 6500 orë fluturime, janë pezulluar, deri në përfundim të hetimit.
Sipas kompanisë, avioni Boeing 737 u nis nga Trichy të premten herët në mëngjes, kur punonjësit e aeroportit vunë re se ai mund të ishte përplasur me murin rrethues të aeroportit.
Avioni ka pësuar disa dëmtime të lehta.
Top Channel