Ka shkuar në dy numri i personave të vrarë nga Kujtim Koxha në Mat, i cili qëlloi me armë ndaj disa punonjësve të bashkisë.

Policia bën me dije se shtetasi M.H, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër E.A nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Tiranë ku do të merrte edhe një trajtim më të specializuar.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna armësh. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje M.H, ndërsa rrugës për në spitalin e Tiranës ka ndërruar jetë edhe E.A dhe B.H si dhe ka mbetur të plagosur A.H.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA