Një tjetër bllok banimi në kryeqytet ka njohur sëfundmi rehabilitimin e plotë. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në nivel investimi kapilar në Bllokun nr.1 në Laprakë.

Deri tre vite më parë një nga zonat më të diskriminuara për investime, tashmë banorët e këtij blloku kanë jo vetëm rrugë të asfaltuara, por edhe një rrjet të ri të ujësjellës-kanalizimeve si dhe një sistem tërësisht të ri asfaltimi.

Ndërmarrja Nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka asfaltuar tërësisht edhe rrugicat e vogla të këtij blloku duke lehtësuar së tepërmi jetesën e banorëve të cilët ishin të detyruar për shumë vite që në verë të duronin pluhurin dhe në vjeshtë e dimër baltën.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA