“Dërgoni raketat Ukrainës sa më shpejt”, Parlamenti Europian i bën presion Berlinit për raketat me rreze të gjatë Taurus
23/11 13:00
Mungesa e vendeve në varreza është kthyer në problem mjaft shqetësues për qytetarët e Beratit.
Qyteti i UNESCO-s ka dy parcela varrezash, një në hyrje të qytetit dhe një tjetër në dalje. Për parcelën në lagjen e sipërme, zgjidhja është gjetur duke marrë tokë nga ish-reparti ushtarak, ndërsa për parcelën në hyrje të qytetit ende nuk është gjetur një zgjidhje.
Sipas informacioneve, mësojmë që drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë ka përfunduar bisedimet për të blerë një tokë nga privatët.
Nënkryetari Bledar Blana pohon se është kërkuar përshpejtimi i procedurave, pasi situata është emergjente.
Në mungesë të vendeve, qytetarët kanë filluar të rihapin varret e vjetra për të varrosur të afërmit.
Top Channel