Nga 1 janari nuk do të ketë pika bastesh apo kazino. Vendimi i qeverisë për të mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit është përshëndetur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në twitter shkruan se ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është “vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare”.

“Qeverisja e @ediramaal i ka sjellë shumë të mira këtij vendi e më mirë se unë për këtë do flasë historia! Ama, ndalimi me ligj i pikave te basteve e kazinove është vendimi me fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTirane pa baste”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA