Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar ndaj deklaratave të Lulzim Bashës për gjendjen e rendit në vend, ku në një postim në rrjetet sociale, ministri i vlerëson ato si të pavërteta.

Xhafaj shkruan se Basha është ish-ministri i Brendshëm më i paaftë në vite në vendin tonë. Më tej, ai poston edhe disa shifra, ku thotë se rezultatet janë ato që shprehin të vërtetën.

“Basha, tha sot: Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite. Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, shkroi ministri Xhafaj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA