Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën e paraqitjes së konkluzioneve të palës mbrojtëse të bandës Shullazi, pasi nuk ishin të përgatitur. Seanca e radhës u caktua në datën 23 tetor.

Një javë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit të tij, që akuzohen për gjobëvënie.

Prokuroria kërkoi 64 vite burg bandën e Shullazit. Respektivisht, 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqën dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin. Të akuzuarit kërkuan që të përfaqësohen nga avokatët e tyre në seancë, pa marrë vetë pjesë atje.

Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe akuzës për leximin e pretencës ndaj të pandehurve. Edhe kjo seancë është zhvilluar nën vëzhgim amerikan.

Top Channel