Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini të hënën e quajti Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe komisionerin e ekonomisë Pierre Moscovici si armiq të Evropës.
“Armiqtë e Evropës janë ato të mbyllura në bunkerin e Brukselit. Juncker dhe Moscovici kanë sjellë frikë dhe pasiguri në Europë, “tha Salvini gjatë një konference të përbashkët shtypi me kreun francez të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Së fundi Italia dhe Komisioni Europian janë përfshirë në një përplasje të thellë në lidhje me buxhetin e qeverisë së kryeministrit Conte, që ndryshe nga udhëzimet europiane, synon rritjen katër fish të deficitit.
Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian ka dërguar edhe një letër zyrtare drejt Ministrisë Italiane të Ekonomisë, ku i shpreh shqetësim të thellë në lidhje me këtë projekt-buxhet.
Top Channel