Real Madrid ka aktivizuar planin e emergjencës dhe është i gatshëm që të provojë të blejë belgun Eden Hazard në merkaton e dimrit, siç njoftohet nga “Cadena SER”.
Hazard tani shihet si një zgjidhje për problemet e “Los Blancos”, të cilët kanë 4 ndeshje radhazi pa shënuar gol. Me ndryshimin e rregullave nga UEFA, Eden Hazard mund të luajë në Champions League me Realin, edhe pse është aktivizuar me Chelsea.
Hazard, që Cheslea kërkon ta shesë 200 milionë euro, përfundon kontratën e tij në qershor të vitit 2020 dhe në Madrid besojnë se mund ta marrin me një çmim dukshëm më të ulët, si në rastin e Courtois, për të cilin Madridi ka paguar 35 milionë euro.
Deklaratat e lojtarit të hënën, ku ai pranoi në mënyrë të guximshme se dëshira e tij për të luajtur për ekipin e bardhë është e madhe, janë pjesë e strategjisë për të zbutur Chelsea-n.
Top Channel