Bulqiza nuk ka treg. Fermerë e shitës, produktet e tyre i tregojnë pranë rrugës, por larg çdo standarti ushqimor.

Kush blen në këtë treg duhet të përkulet për të zgjedhur frutat dhe perimet, ndërsa edhe ku ka tezga llamarine, tregtimi bëhet pranë kontenierëve të mbeturinave.

Konsumatorët e varfër të Bulqizës janë të detyruar të blejnë në këtë treg për shkak të çmimeve të ulëta.

Top Channel rikthehet me një vëzhgim në qytetin pa treg. Por, në këtë mjedis, përveç stinëve, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Pluhuri i sotëm, pak javë më vonë, do t’ia lërë vendin shiut dhe baltës. E kështu, mundimet e tregtarëve dhe blerësve do të vazhdojnë në një rreth vicioz të pasigurisë ushqimore, të cilin mund ta ndërpesë vetëm bashkia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA