Data 8 tetori shënon tri ngjarje të rëndësishme për familjen mbretërore. Para 90 vitesh, Shqipëria u shpall monarki dhe Ahmet Zogu u zgjodh Mbreti i shqiptarëve. Në po këtë datë është dita e lindjes së Mbretit Zog dhe dyvjetori i martesës së Elia Zaharisë me Princ Lekën.

“Është një datë që ne kemi zgjedhur të kurorëzojmë lidhjen tonë, sepse është ditëlindja e Mbretit Zog. Tre sebepet na bëjnë bashkë sot”, tha Elia Zaharia.

Fjalimin në pritjen mbretërore, Leka i II-të, nipi i Mbretit Zog e nisi duke kujtuar fjalët e të atit, i thirrur në Kuvendin e Shqipërisë në mars të vitit 2002, kur ishte dhe fundi i migrimit të familjes mbretërore.

“Jemi gati të japim kontributin tonë si qytetarë, ose për këdo që do të jetë nevoja. Për të zhvilluar ekonominë, fuqinë shqiptare dhe sidomos për të mirën e kombit shqiptar, unë dhe familja ime jemi në shërbim të popullit shqiptar”, tha Princi Leka.

Veç dashamirësve të familjes mbretërore, ambasadorëve, në pritjen mbretërore në kujtim të periudhës së Mbretit Zog ishin edhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Është një fakt i pamohueshëm që kontributi i tij për jetësimin e shtetit shqiptar, në kuptimin e plotë territorial, por edhe institucional, fillon përpara se ai të bëhej president apo mbret. Që me ngjarjen e jashtëzakonshme të Kongresit të Lushnjes”, tha Meta.

“Së bashku me Anitën të jemi në familjen mbretërore shqiptare, që nga Mbreti Zot, Leka dhe Leka II sot me Elian, me nderin më të madh po e kultivon atë që na krenon neve”, tha Ramush Haradinaj.

Top Channel