Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) ka zgjedhur këtë të martë Darian Pavlin si gjyqtar përfaqësues të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg.

Pavli, i cili ka marrë shumicën absolute të votave, zgjidhet gjyqtar në GJEDNJ për një mandat 9-vjeçar, të cilin duhet ta fillojë jo më vonë se 3 muaj nga dita e zgjedhjes.

Gjykatësit zgjidhen nga “PACE”, nga një listë prej 3 kandidatësh të nominuar nga secili shtet që ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pavli është votuar me 98 vota pro, nga 170 vota të hedhura në kutinë e votimit, ndërsa 13 të tjera rezultuan të pavlefshme. Rivalë të tij ishin Sokol Berberi me 13 vota dhe Marjana Semini me 59 vota. Ai zëvendëson Ledio Biankun në këtë detyrë.

Top Channel