Triumfi ndaj Newcastles duket se ka rikthyer qetësinë në kampin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho duket se për momentin nuk rrezikon shkarkimin, pasi reagimi i lojtarëve të skuadrës, ka kënaqur teknikun portugez, pro edhe drejtuesit e klubit.
Pikërisht për këtë arsye, Mourinho ka filluar të mendojë për ndeshjet e ardhshme, por mbi të gjitha për merkaton e janarit, ku do të kërkojë ndërhyrje veçanërisht në repartin e mbrojtjes.
Ky repart është edhe “Thembra e Akilit” për “djajtë e kuq”, ndaj Mourinho ka hedhur sytë drejt kampionatit Italian, konkretisht drejt Milanos, për të gjetur njeriun që do t’i mbyllë “vrimat” në mbrojtje.
Portugezi u ka kërkuar drejtuesve afrimin e njërit mes mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar dhe kapitenit të Milanit, Alessandro Romagnoli, të cilët prej 2-3 sezonesh po luajnë në nivele të kënaqshme.
pretendimet e zikaltërve për sllovakun janë vërtetë të larta, pasi për kartonin e Skriniar kërkojnë plot 80 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë e Milanit do të hiqnin dorë nga kapiteni i tyre edhe përreth 50 milionë euro.
Top Channel