Atentati me tritol në Gjirokastër, policia merr në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit
Prej pak ditësh ka filluar është hapur aplikimi për lotarinë amerikane, formulari i të cilit plotësohet çdo vit nga qindra mijëra shqiptarë.
Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë ka dalë me një reagim zyrtar, ku ka dhënë një sërë udhëzimesh për mënyrën se si të plotësohet formulari i aplikimit.
Mes të tjerash, në mesazhin e Ambasadës theksohet se nuk lejohet aplikimi për më shumë se një herë gjatë të njëjtit sezon dhe se të gjithë ata që aplikojnë më tepër se njëherë, identifikohen nga sistemi dhe skualifikohen.
Më herët edhe Top Channel realizoi një kronikë video, ku tregon se si të plotësohet formulari i aplikimit të lotarisë amerikane, hap pas hapi, deri në marrjen e konfirmimit.
Top Channel