Problemet nuk kanë fund për Jose Mourinho.
Trajneri portugez është vënë nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit për disa fjalë fyese që ai lëshoi në përfundim të ndeshjes mes Manchester United dhe Newcastle, sfidë të cilën ‘Djajtë e Kuq’ e fituan me përmbysje 3-2 pas golit të Sanchez në minutën e 95’.
Drejtuesit e qeverisë së futbollit anglez, vunë re lëvizjet e buzëve të Mourinhos teksa ishte duke dalë nga fusha e lojës, një imazh që u transmetua në mbarë botën dhe kjo i shtyu ata të bëjnë verifikime të mëtejshme me trajnerin Mourinho që rrezikon të ndëshkohet me gjobë ose me ndonjë masë disiplinore
Premier League do të luajë ndeshjet e radhës në 20 tetor, pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve dhe Manchester United e pret superpërballja e Stamford Bridge me Chelsean, që së bashku me Liverpoolin e Manchester City kryeson renditjen e kampionatit.
Mourinho mendohet se do të jetë në stol në atë ndeshje, ndërkohë që pritet vendimi i Federatës Angleze të futbollit pas verifikimit të videos së Mourinhos
Top Channel