Federata e futbollit anglez është vënë në alarm pas një çështjeje që ngre hije dyshimi dhe akuza korrupsioni mbi një biznesmen të njohur me origjinë nga Pakistani që insiston për të blerë stadiumin “Wembley”.
“Shtëpia e kombëtares angleze”, një impiant ikonë për vendin ku u shpik futbolli, ka akumuluar borxhe ndër vite dhe shitja e aksioneve për Federatën ishte një mënyrë për të rigjallëruar financat.
Por përballë ofertës së majme të biznesmenit Shahid Khan, ka edhe pikëpyetje të mëdha mbi fondet. Njeriu i lindur në Lahore të Pakistanit, të cilit revista “Time” i kushtoi kopertinën e vitit 2012 si përfaqësimin më dinjitoz të “ëndrrës amerikane” ka një pasuri me vlerë 7 miliardë dollarë. 1 miliard ai e ka ofruar për të blerë stadiumin e futbollit anglez.
Shahid Khan, pronari miliarder i Fulhamit në Premier League dhe i skuadrës së Jacksonville Jaguars në futbollin amerikan, akuzohet për korrupsion nga një ish-punonjës i klubit të Fulhem. Biznesmeni me origjinë pakistaneze ka vendosur 600 milionë Paund në tavolinën e tratativave.
Nëse oferta e Khan do të pranohet, do t’i hapte derën ekipit të parë të NFL jashtë Shteteve të Bashkuara. Miliarderi kërkon të shpërngulë në mënyrë permanente ekipin në tokën britanike, çka do të ishte një lëvizje e paprecedent dhe e guximshme, që mbetet për tu parë nëse do ketë sukses.
Top Channel